Ndonjëherë, mpiksja e gjakut është e dobishme. Kur lëndoheni, gjaku duhet të “forcohet” dhe të mblidhet në vend për të ndaluar gjakderdhjen. Por ndonjëherë mpiksjet ndodhin kur ato nuk janë të nevojshme, dhe kjo mund të krijojë probleme, veçanërisht nëse ato formohen në venat e thella pranë muskujve tuaj.
Disa nga simptomat:
Ngjyra e lëkurës: Nëse mpiksja bllokon venat në duar ose këmbë, lëkura fillon të mavijoset dhe të marrë një ngjyrë si të kuqe me hije blu. E gjithë lëkura e trupit gjithashtu ndryshon ngjyrë nga dëmtimi i përgjithshëm i enëve të gjakut. Embolizmi pulmonar në mushkëri mund të shkaktojë gjithashtu zbehje të lëkurës, mavijosje dhe ndjesi të ftohti.
Enjtja: Nëse mpiksja zhvillohet ngadalë ose ndalon rrjedhjen e gjakut, mund të shkaktojë enjtje të enëve të gjakut. Nëse shfaqet në këmbë ose pulpë, shpesh është shenjë e trombozës së thellë të venave. Mund të keni mpiksje gjaku edhe në krahë ose bel. Edhe nëse mpiksja largohet, një në tre njerëz kanë përsëri enjtje dhe ndonjëherë dhimbje dhe plagë nga dëmtimi i enëve të gjakut.
Dhimbje: Dhimbja e papritur, intensive e kraharorit mund të paralajmërojë për zhvillim të embolizmit pulmonar ose mund të jetë shenjë e një ataku në zemër si pasojë e bllokimit të arteries nga mpiksja e gjakut. Mund të keni dhimbje edhe në krahë, sidomos në të majtin. Dhimbja është më e madhe në vendin ku është formuar mpiksja, si për shembull në këmbë, stomak ose poshtë fytit.
Probleme me frymëmarrjen: Është një simptomë shumë e rëndë që mund të paralajmërojë për mpiksje të gjakut në mushkëri ose zemër. Mund të keni gjithashtu rrahje të shpejta zemre dhe djersitje.
Kërkoni ndihmë mjekësore të menjëhershme nëse përjetoni këto simptoma: Kollë me gjak, rrahje të shpejta zemre, marramendje, vështirësi dhe dhimbje kur merrni frymë, dhimbje të krahasorit, dobësi ose mpirje të fytyrës, krahëve ose këmbëve, vështirësi në të folur ose kuptuar dhe ndryshime të papritura në shikim.
Burimi: WebMD