Gruaja e një prej viktimave nga COVID-19 në Shqipëri ka ndërruar jetë në Fier, por jo prej virusit.

87- vjeçarja ishte bashkëshortja e viktimës së 25-të në Shqipëri nga koronavirus, një 90-vjeçar, i cili ndërroi jetë tek Spitali Infektiv, më 15 prill, pasi veç koronavirusit kishte dhe sëmundje bashkëshoqëruese si diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni.

Ndërkohë gruaja 87-vjeçare pasi i vdiq burri u transferua në spitalin e Fierit dhe mësohet se ajo vuante nga zemra si dhe kishte probleme me frymëmarrjen.

Fillimisht të dy bashkë me bashkëshortin rezultuan pozitivë dhe u dërguan tek Spitali Infektiv ku bashkëshorti 90-vjeçar nuk doli më i gjallë, kurse ajo arriti ta fitojë luftën por tashmë ka vdekur në Fier prej sëmundjeve të tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re