Mjeku i njohur reanimator Roland Xhaxho , i cili pak kohë më parë u infektua me koronavirus, ka dalë sot nga spitali. Në një lidhje live me skyper për emisionin Open në Top Channel, mjeku tha se është shëruar plotësisht dhe në gjendje të mirë fizike.

“Falë punës së palodhur të doktor Piperos dhe doktoresh Najadës jam shëruar dhe jam në gjendje të mirë fizike. Kjo sëmundje prek mushkëritë dhe bën mos oksigjenimin e trupit”- tha në Open Roland Xhaxho.

Mjeku zbuloi sesi mund të jetë infektuar.

“Kur u bashkova stafit për ndihmën ndaj Covid-19 kam lëvizur shumë. Kam lëvizur deri në Kavajë, por duke qenë se ky virus është i lehtë ka mundësi ta kem marrë nga ajri”, tha Xhaxho.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re