Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka denoncuar “bandën elektorale” të Belinda Ballukut në qarkun e Fierit, për përdorimin e parave të korrupsionit për të ndikuar në zgjedhje.
Bardhi thotë së Belinda Balluku është duke ushtruar presion te qytetarët e Fierit në bashkëpunim me Bledian Dalipajn.
Për këtë të fundit, demokrati thotë se jep porosi për krime elektorale më një numër spanjoll.
“Bledian Dalipaj, një nga anëtarët më të zëshëm të bandës elektorale të PS në qarkun Fier, mund të fshihet përkohësisht pas numrit spanjoll për të dhënë porosi për krime elektorale, ndaj vartësve dhe punonjësve të administratës, por e garantoj se për Partinë Demokratike ai është Mr. 944, dhe rrugën e ka të shtruar për atje ku e ka çdo bandit”, thotë Bardhi.
Deputeti demokrat ndër të tjera, i ka bër apel SPAK, “që strategjinë e goditjes së krimeve elektorale të mos e lerë vetëm në letër.”
Gazment Bardhi: Banda elektorale e Belinda Ballukut në qarkun e Fierit gënjen veten kur mendon se me paratë e korrupsionit do të nënshtrojë qytetarët e Fierit.
Bledian Dalipaj, një nga anëtarët më të zëshëm të bandës elektorale të PS në qarkun Fier, mund të fshihet përkohësisht pas numrit spanjoll për të dhënë porosi për krime elektorale, ndaj vartësve dhe punonjësve të administratës, por e garantoj se për Partinë Demokratike ai është Mr. 944, dhe rrugën e ka të shtruar për atje ku e ka çdo bandit.
Gjej rastin të apeloj edhe njeherë Prokurorinë e Posaçme që strategjinë e goditjes së krimeve elektorale të mos e lerë vetëm në letër.
Këto janë ditët që ndajnë nëse strategjia është bërë si mjet propagande për të shpërlarë korrupsionin zgjedhor të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe bandave të tyre elektorale, apo është vullnet real i prokurorëve të posaçëm për të parandaluar dhe goditur krimet zgjedhore. Fieri është 24 orë një skemë krimi elektoral!