Skip to content

Mrekulli! Kaloi 72 ditë në spítal dhe ishte katër herë në prag të vdèkjes, si shpëtoi pacíenti nga korònavirusi

Një 46-vjeçar nga Dubai ia ka dalë të mposhtë korònavirusin pas 72 ditësh qëndrimi në spítal. Pasi qëndroi në Njësinë e Kujdesit Intensiv, 60 ditë ishte në ventilim mekanik dhe gjatë kësaj kohe ka qenë katër herë në prag të vdèkjes pasi pèsoi një hèmorragji cerèbrale dhe plágë të tmèrrshme që iu hapën në trup.

Francis Nartafeliciano me origjinë nga Filipinet rezultoi negativ në testin e fundit dhe është në pritje të vendimit që të largohet nga spítali.  Naratefeliciano, drejtori ekzekutiv i një kompanie shumëkombëshe, nuk e di as vetë si u ínfektua me koronavírus.

Kur u shtrua në spítal, kishte vèshtirësi në frymèmarrje. Për rastin e tij ka folur mjeku Hayder Matouk që i ka qëndruar afër gjatë këtyre ditëve duke thënë: “Rasti i Francis ka qenë një nga sfidat më të mëdha për ne. Pacíenti erdhi me taksi në 14 prill, duke u ánkuar për kòllë të thatë, ethe dhe lòdhje. Ai kishte qenë në dy spítale të tjerë disa ditë më parë dhe ishte trajtuar dhe e kishin nxjerrë pa e testuar për Còvid-19. Kur pamë símptomat, i bëmë menjëherë tamponin dhe filluam të gjitha protokollet për korònavirusin se pamë që shfaqte símptoma klasike”.

Fillimisht, Naratefecliciano iu përgjigj mirë trajtimit, por pastaj niveli i furnizimit të tij me oksigjen ra 74 dhe shpejt, përfundoi në terapi íntensive. Për dy muaj u gjend mes jetës dhe vdèkjes.

“Katër herë hoqëm dorë, por ai vazhdoi të rezistonte”, thotë mjeku. Për të marrë frymë i bënë një trakeotomi, ndërsa një tub i vendosur në bark i siguronte ushqimin teksa mbetej në kòmë të induktuar, ndërsa sot është në rrugën e shërimit të plotë.

/faxweb