Skip to content

Mrekulli pas 200 orësh nën rrënoja në Turqi, nxirret e gjallë vajza 26-vjeçe, por bilanci i viktimave shkon mbi 41 mijë

63eb8bef79da3e12f4dba546

Ndërsa mundësitë për të gjetur të mbijetuar më shumë se një javë pas tërmeteve apokaliptike po zvogëlohen, histori të rralla mbijetese shfaqen ende.

 

Në ditën e nëntë të tërmetit dhe pas 200 oresh nen rrenoja eshte shpetuar vajza 26-vjecare Emine Agkul.

 

Nxjerrja e saj e gjalle nga rrenojat erdhi vetem pasi ishte realizuar nje tjeter mrekulli e dyfishtë vjen nga rrënojat në Kahramanmaraş.

 

Mediat turke raportuan se dy vëllezër janë nxjerrë të gjallë .

 

Bëhet fjalë 17-vjeçarin Muhammet Enes Yeninar dhe 21-vjeçarin Baki Yenina Abdulbaki, të cilët u shpëtuan dhe dërguan në spital.

 

Ndërkohë ministri turk i shëndetësisë shpërndau një video të një 6-vjeçareje, e cila gjithashtu u shpëtua, duke e konsideruar si një tjetër mrekulli.

 

“Vajza jonë, Hivay, mbijetoi për 178 orë! Ka gjithmonë shpresë.”- shkroi ministri në Twitter.

 

Megjithatë, bilanci i viktimave vijon të jetë në rritje. Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri raportohet mbi 41 mijë.

 

Presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka rënë dakord të lejojë OKB-në të dërgojë ndihma në pjesët e kontrolluara nga rebelët e Sirisë veriperëndimore, përmes dy pikave të tjera kufitare nga Turqia.