New Jersey – Një foshnje i lindur me një deformim të rëndë, në spitalin e New Jersey në Amerikë, ka shokuar të tërë panelin mjekësor dhe jo vetë, pasi ka arritur të mbijetojë dhe ka shfaqur shenja jetësore të shëndetshme.
Foshnja i gjinisë mashkull, kishte lindur vetëm me gjysmën e kafkës së tij, duke e pasur trurin të ekspozuar dhe të pambrojtur nga faktorët e jashtëm.
Sëmundja me të cilin ai u diagnostikua, quhet Exenfali, dhe praktikisht është formimi i pjesshëm i kafkës së fëmijës.
Kur mjekët panë se djali kishte lindur me këtë sëmundje, i dhanë mamasë së tij dy mundësi.
Mundësia e parë ishtë ta abortonte fëmijën pa e lindur ende, ndërsa mundësia e dytë ishte që ajo ta lindë djalin, dhe të kalonte disa momente me të përpara se ai të ndërronte jetë.
Mamaja e vogëlushit zgjodhi mundësinë e dytë, por ajo çfarë ndodhi më pas i shokoi të tërë.
Djali, ndryshe nga se e mendonin mjekët, shfaqi shenja të shëndetëshme jetësore në momentin e lindjes, dhe këto shenja vazhduan të qëndronin njësoj për disa ditë.
Sot kanë kaluar 7 muaj pas lindjes së tij, dhe djali gëzon shëndet të plotë dhe gjendet në shtëpinë e tij me familjen dhe motrat.

Vogëlushi i quajtur Lucas, i’u nënshtrua një operacioni, i cili mundësoi mbulimin e pjesës së ekspozuar të kokës së tij, dhe sot ai ndjek terapi fizike, dhe ushqehet në mënyrë normale si çdo bebe tjetër.
Mjekët e quajnë shpëtimin e tij, dhe marrjen kaq shpejt të vetes, si një mrekulli e rrallë.
Burimi: Inquirer
