Një foshnjë 6-muajshe u nxor gjallë nga rrënojat e një ndërtese pas 82 orësh në nga tërmetet në Türkiyen juglindore, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë për të shpëtuar njerëzit nga ndërtesat e shembura, raporton Anadolu.

Guvernatori i provincës veriore Ordu, Tuncay Sonel, tha në Twitter se Yiğit Çalış, i cili u shpëtua nga rrënojat në provincën juglindore Adıyaman, u dërgua tek ekipet mjekësore.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, u ndjenë nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Tërmetet u ndjenë në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re