Një mrekulli mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur në orët e para të kësaj të hëne në Turqi, ku është nxjerrë e gjallë pas më shumë se 65 orësh një vajzë 3-vjeçare nga rrënojat.

Elif Perincek u nxorr nga rrënojat në rrethin Bayrakli të provincës perëndimore të Izmirit, duke e çuar në 106 numrin e personave që janë shpëtuar të gjallë derimë tani, dhe u dërgua menjëherë në spital.

Në një postim në Tëitter, Mehmet Gulluoglu, kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), shprehu kënaqësinë për shpëtimin e vajzës së vogël, ndërsa operacioni për nxjerrjen e saj u ndoq me zemër në dorë nga mediat dhe nga familjarët.

Rreth 23 orë pas tërmetit, nëna e Elifit  Seher Dereli Perincek dhe vellai e motra e saj 10-vjeçarë binjakë Ezel dhe Elzem Perincek, si dhe vëllai i saj shtatë vjeçar Umut Perincek u nxorrën nga rrënojat. Umut humbi jetën, ndërsa nëna e saj dhe dy vëllezërit e motrat e tjerë janë nën trajtim në spital.

Numri i viktimave si pasojë e tërmetit në Turqi derimë tani ka shkuar në 79, ndërkohë që qindra qytetarë kanë marrë trajtim mjekësor, dhe një pjesë e tyre kanë lënë spitalin. Janë të paktën 8 ndërtesa ato që u rrafshuan të premten, ku janë vendosur dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, që kanë bërë të mundur nxjerrjen e gjallë të një pjese të qytetarëve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re