Vrasësi i grave Dan Hutra është dënuar me 3 burgime të përjetshme nga Gjykata e Tiranës.

Dan Hutra u dënua me 3 burgime për jetë për vrajsen e Mevlute Sadikut, Hasime Dafkut dhe Etleva Kurtit, krime të ndodhura në mars të vitit 2023 në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjithashtu u dënua 35 vite burg për tentativën e vrasjes së bashkëshortes, si edhe vjehrrës së tij, Helena dhe Kujtime Hysa.

Ndërsa për tentativën e vrasjes së të dashurës së tij, Marjana Gurakuqi, u dënua me 30 vite heqje lirie, ngjarje të ndodhur brenda të njëjtës ditë, më 1 Mars 2023.

Kush është Dan Hutra?

Dan Hutra, një ish-i dënuar për vrasjen e gruas në 2007, kreu dy vrasjet e para në orën 12:30 të mesditës së 1 marsit 2022 në Kodër Kamëz.

Një person me precedentë të shumtë penalë, i cili sapo ishte liruar nga burgu. Por mesa duket ai nuk kishte reflektuar pas krimeve të rënda që kishte kryer, duke shkaktuar një masakër.

Dan Hutra fillimisht ka plagosur ish të dashurën e tij, shtetasen Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit në Tiranë, e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, autori është larguar me automjetin tip “Benz”, të cilin e kishte marrë me qira dhe rreth orës 12:35 minuta ka shkuar në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.

Ai vrau në oborrin e banesës së ish-bashkëjetueses së tij motrën e saj Mevlute Hysa, 30 vjeç. Si dhe la të vdekur të fejuarën e vëllait të ish-partneres së tij, Hasime Dafku, po 30 vjeç. Gjithashtu të plagosur mbetën Kujtime Hysën, nëna ish-bashkëshortes së tij si edhe Alketa Hysa.

Jo shumë larg vendit të kësaj ngjarje, disa orë më vonë një tjetër vrasje tronditi opinionin publik.

Edhe në këtë rast viktimë u bë një grua. Ajo rezultoi të jetë Etleva Kurti, e cila u qëllua brenda oborrit të banesës së prindërve në Kamëz. Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, i cili po vuan dënimin për vrasjen e biznesmenit Agim Buci dhe plagosjen e gruas së tij, gjatë një tentative për grabitjen e një marketi.

Dan Hutra ishte një person me rekorde të pafundme kriminale në familje dhe në vitin 2007 rezulton se kishte vrarë me thikë, bashkëshorten e tij të parë, ngjarje e ndodhur në Kukës.

Siç u raportua, ai goditi 2 herë me thikë në zemër bashkëshorten Dafina Havalja, në atë kohë vetëm 25 vjeçe. Por ky duket se nuk ishte veprimi i parë i dhunshëm që Dan Hutra kishte kryer brenda familjes. Pasi ai thuhet se para se të martohej me Dafina Havaljan, ai ishte dënuar për heqjen e lirisë së nënës dhe kunatës së tij dhe tentativën për përdhunimin e tyre, krime për të cilat thuhet se kreu vetëm 3 vite heqje lirie.

Ndërsa u kthye sërish në qeli në vitin 2007 si vrasës i bashkëshortes së tij të parë, krim të cilin e pranoi edhe para gjykatës. Ai tha se ishte ai vrasësi i gruas së tij, Dafinës, për të cilën deklaroi se e kishte goditur me thikë pasi ishin grindur dhe se gjithçka e kishte bërë pa vetëdije.

DËSHMIA

“Marjanës do t’i prisja kokën me biçak, por nuk arrita pasi në dyqan hyri një person”, ka rrëfyer Dan Hutra para togave të zeza planin e tij makabër ditën e masakrës me 3 viktima në kryeqytet.

Ai ka treguar se arsyeja pse donte ta vriste Mariana Gurakuqin ishte se ajo i kishte kërkuar Vladimir Kurtit që ta helmonte. Sipas Hutrës, kjo ishte pikërisht edhe arsyeja pse nisi konflikti mes tyre në burg, raporton gazetarja Klodian Lala.

Ndaj objektivi i tij i parë ishte ish e dashura e tij Marjana Gurakuqi, të cilën e sulmoi me thikë në dyqan. Serial-killeri tha para hetuesve se makinën e kishte marrë me qira, ndërsa kallashnikovin në Kukës, ku e kishte fshehur vite më parë.

“Marjanës do t’i prisja kokën me biçak, por nuk arrita pasi në dyqan hyri një person”, tha 40-vjeçari.

Ndërsa shpjegoi arsyen e vrasjes së Etleva Kurtit dhe momentin kur e ekzekutoi me kallash në oborrin e banesës.

“Etlevën e vrava pasi Vladimiri tentoi të më helmonte në burg për llogari të Marjanës. E dëgjova teksa fliste me të në telefon. Këtu nisi konflikti mes nesh. I thashë kur të dalë nga burgu “do i bëja kurban një kokë”. Kur mbërrita të shtëpia e Ladit, hyra dhe e kontrollova. Dola dhe pashë një vajzë. E pyeta ti je motra e Ladit. Ajo tundi kokën duke e aprovuar. E qëllova dhe kapërceva murin duke u larguar”, rrëfeu ai.

Sa i përket masakrës në familjen e ish të fejuarës, Elena Hysa ka deklaruse se objektivi ishte ish-vjehrri Zaim Hysa. Kur mbërriti tek banesa e tij arma ju bllokua dhe dy viktimat, motrën dhe kunatën e Elenës, i goditi për vdekje me thikë.

“Nusen e Fatosit, ish-kunatit e godita me thikë në pjesën e sipërme të trupit. Ajo ra menjëherë në tokë, ngjitur me automjetin që ndodhej në oborr. Ish-kunata Lutfia tentoi të hynte në makinë, por e godita në qafë dhe trup disa herë, pasi doja të sigurohesha”, tha ai.

Ndërsa Elenën dhe nënën e saj Hasimen i qëlloi me kallashnikov, pasi mundi ta zhbllokonte armë.

“Zhbllokova kallashnikovin me majën e thikës. Kur po qëlloja mbi ish-vjehrrën, me doli përpara ish bashkëjetuesja”, dëshmoi Hutra.

Dan Hutra tregoi se krimin e kreu, pasi kishte dyshime në atësinë e fëmijës dhe ata nuk e pranuan që të kryenin një test AND-në.

Ai këmbënguli se nuk e dhunoi ish-bashkëjetuesen dhe u dënua pa faj për këtë çështje.

Ndërsa e mbylli rrëfimin krejt indiferent, se “gjithçka e kishte mbyllur, sikur edhe 5 burgime të përjetshme ti japin”.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko