Ministria e Shëndetësise konfirmoi edhe këtë të premte se në Shqipëri vazhdon të ketë mos ketë raste të konfirmuara me koronavirus.

Në buletin ditor të bërë publik nga Eugena Tomini, sqarohet se deri tani janë kryer 53 analiza për raste të dyshuara dhe në të gjitha rastet përgjigjet kanë qënë negative kundrejt COVID-19.

 

Ministria e Shëndetësise iu përgjigj edhe akuzave të PD në lidhje me mungesën e maskave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse në institucionet spitalore.

 

Tomini tha se deri tani janë shpërndare 1.2 milionë maska në spitale, qëndra shëndetësore e urgjenca.

 

Megjithatë Tomini pati edhe një apel për të gjithë qytetarët që janë kthyer nga zonat e epidemisë.

 

Ajo kërkoi që të gjithë këta shtetas që kanë qënë në zonat e përhapjes së virusit, të vetëkarantinohet si një masë e mirë mbrojtëse edhe ndaj të afërmeve dhe miqve të tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re