Kryeministri Edi Rama është “mburrur” sot me bonusin e bebes për të cilin thotë se e kanë përfituar 15,713 të porsalindur në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Mirëpo, të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve të cilët kanë nxjerrë zbuluar kryeministrin. Komentuesit shprehin shqetësimet e tyre teksa thonë se edhe pse kanë kaluar vite nga lindja e fëmijëve, nuk kanë marrë asnjë lek.

“Po cfarë po thua djali im vajti 4 vjec ska mar akoma 50 mij lekshin, mos ja fusni kot”, shkruan një komentues.

Një tjetër qytetare thotë: I nderuar vajza ime ka lindur ne 2016 e akoma si ka mar,pyesim në postë e thon si kanë kaluar akoma. Nuk kanë munguar as ironitë e talljet nga qytetarët të cilët komentojnë në postimin e kryeministrit.

“Qa bonusi mor Kryeminister ka mbush 2 vjet djali po bahet burre dhe nuk ka dal ai 5000 lk bonus.Nuk rritet fmija me 5000lk por veq nga kurioziteti kam pyet disa here dhe nuk ka dal.Do ti dalin besoj deri sa te martohet.Tja bej dasmen me ato dhe muajin e mjaltit”, shkruan komentuesi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re