Skip to content

“Mu mbushën sytë me lot, na goditën 8 vite më parë”/ Civilët e Policisë dhunuan familjen nga Fieri, Strasburgu “gjobit” sërish Shqipërinë (Ja dëmshpërblimi)

  • 15/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Panajot Alushi ka treguar për Fax News historinë e dhimbshme qe ka perjetuar ai dhe familja e tij ne vitin 2014 pas një incidenti me Policine e Shtetit.

I riu nga komuniteti rom , aktivist i të drejtave të njeriut risjell në kujtesë endjen nëpër institucione dhe diskriminimin ndaj tij dhe familjarëve teksa kërkonte të drejtën për një ngjarje për të cilën këmbëngul se nuk ka patur asnjë lidhje dhe nuk ka qene i përfshire.

“Na trajtonin ndryshe ngaqë jemi romë dhe na diskriminojnë. Kam vuajtur 8 vite e kusur. Unë këtu vetëm drejtësi nga gjykatat europiane kam parë.

Nuk kemi qenë persona me precedentë penale. Na u futën në banesë e na goditën, kërkoja drejtësinë e familjes time. Punoj në shtet, kam detyrën e kryetarit të fshatit, banorët më besojnë. Më janë mbushur sytë me lot sot kur mora përgjigjien”-u shpreh Alushi.

Tetë vjet më vonë Gjykata e Strasburgut urdhëroi Shqipërinë të dëmshpërblejë 3 nga 5 ankuesit me 4500 euro secilin.

Kujtojmë se në vitin 2014, Gjykata e Fierit shpalli fajtorë dhe dënoi me 4 muaj burg me kusht tre gjenerata të një familjeje nga fshati Roms i Fierit si dhe një kushëri të tyre, nën akuzën se këta persona kishin dhunuar disa punonjës së policisë së shtetit gjatë një operacioni policor.

Policia, prokuroria dhe gjykatat mbyllën sytë përballë protestave këmbëngulëse të të akuzuarve, të cilët pretendonin se në fakt, jo vetëm që ata nuk kishin dhunuar policët, por përkundrazi, policët me veshje civile u kishin hyrë dhe kishin ushtrruar dhunë.

Vendimi i Gjykatës së Fierit u la më pas në fuqi nga Gjykata e Apelit të Vlorës dhe Gjykata e Lartë.

Dështimi i policisë shqiptare për të hetuar siç duhet pretendimet e të akuzuarve për dhunë policore ishte shkaku që tetë vjet më vonë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut gjeti Shqipërinë fajtore për shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe i akordoi tre prej pesë ankuesve një dëmshpërblim monetar në masën e 4500 eurove secilit.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë