Kryemadhi zbuloi dhe disa prapaskena, teksa u rikthye pas në kohën kur ajo dhe Meta ishin aleatë me Edi Ramën

Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas seancës gjyqësore në GJKKO, që caktoi masat e sigurisë për të dhe Ilir Metën.

Ndër të tjera, Kryemadhi zbuloi dhe disa prapaskena, teksa u rikthye pas në kohën kur ajo dhe Meta ishin aleatë me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Ajo ka thënë se i ka propozuar vetë Ramës që të kandidonte Erion Veliajn si kryebashkiak për Tiranën dhe për këtë gjë, ka gënjyer Metën.

“Kështu është, të zënë haqet. Unë dhe Edi Rama e kemi gënjyer Ilir Metën, për të bërë kryebashkiak Erion Veliajn. Që mu thaftë goja dhe dora bashkë.”– tha Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re