Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend foli në lidhje me abuzimin e 15-vjeçares në Babrru, e cila u abuzua nga roja i shkollës, por kryeministri i vendosur për të mbrojtur gjatë gjithë kohës ministren e Arsimit, harroi faktin se abuzuesi ishte roja dhe jo një mësues.

Duke vënë theksin tek gjuha dhe fjalori i rëndë që është shkruar së fundmi në mediat, Rama shtoi se me anë të gjuhës dhe fyerjeve është abuzuar më shumë e mitura.

Ju vidhni fytyra jotë, flet vetë… Çfarë do i thojë bravo se bërë si babi. Por duhet ti thuash mos shih babin se ashtu është një punë. Unë nuk mendoj nëse dikush këtu më thotë mua gomar, po bën një krim. Gomar është një opinion i shprehur në mënyrë të vrazhdë dhe mund të merret dhe si fyerje. Por nëse unë që jam përpjekur të jem i ashpër kur ka qenë nevoja do të thosha edhe Sali Berishës ti je hajdut, kriminel ti je vrasës, do të më vinte zor nga vetja. Do të turpuroja familjen, mësusit…Nuk më kujtohet të më ketë shpëtuar ndonjëherë një gjë e tillë e drejtpërdrejtë. Në momentin që thua ti je hajdut, ti po bën një akuzë penale ti duhet ta provosh.

Kujtoi këtu për fjalën zonjë, si dhe për mustaqet. I ke nxjerrë të gjithë kuajt e mbretërisë përpara. Ti je aleati atij montrës atij mësuesit. Gjuha kocka nuk ka dhe kocka thyen. Gjëja e parë që kërkon një viktimë në të tilla rrethana është anonimiteti.”- tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re