Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në Kuvend, pak momente pas sherrit me Erion Braçen, për shkak të akuzave të tij se socialisti është pjesë e përgjimeve të prokurorisë italiane në dosjen e biznesmenit Rezart Taçi.

Pas fjalës së Braçes, që ai nuk ka asnjë lidhje me biznesmenin Taçi, Salianji vijoi dhe më tej akuzat, duke thënë se në dosjen e prokurorisë italiane është dhe një ministre e financave.

Pavarësisht akuzave, Salianji nuk dha emra konkretë.

“Pyetja ishte e thjeshtë, nuk e di pse djeg kaq shumë, a është zv.kryeministri dhe ministrja e financave në përgjimet e italianëve, nëse është parafolësi që flitet për para cash, dhe në Lagunën e Karavastasë, këto ua provoj kudo. Nuk është personale, e di si e kam unë, vetëm këmbën lëviz.

Këto çështjet personale… Jeni që të gjithë të përfshirë ndaj reagoni, doni të largoni vëmendjen duke bërë zhurmë, çfarë drejtësie sociale.  Ju që bëni të shqetësuarint më të mëdhenj, flisni ju për buxhet të drejtësisë sociale, ku taksat janë trefishuar, dhe ju talleni, duke rritur me 6% rrogat”, u shpreh Salianji.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re