Izolimi për shkak të pandemisë ka detyruar njërëzit në të gjithë botën që të anulojnë planet e tyre, deri në një kohë të pacaktuar. Kjo ka ndodhur edhe me një çift të sapomartuarish të cilët me sa duket muajin e tyre të mjaltit do ta mbajnë mend gjatë si një eksperiencë unike.

Helios nga Brazili dhe Luiza nga Rusia lidhën kurorë në mes të muajit mars në Shën Petersburg, dhe më pas kishin palnifikuar të emrigronin në Teksas, ku 34-vjeccari, ekspert IT do të fillonte edhe punë, në muajin maj. Por gjithçka u anullua, dhe u detyruan të kalonin muajin e parë të marteës apo siç njihet ndryshe edhe muaji I mjaltit të mbyllur në një apartament të vogël, në një qytet të izoluar.

“Ne vendosëm të martohemi. Dhe ja ku jemi të izoluar. Mendonim të bënim edhe muaj mjalti. Por nuk na lejohet të largohemi sepse udhëtimët janë të ndaluar. Fatmirësisht mundëm të organizonim një festë të vogël, ishim me fat, seose një javë më pas gjithçka u bllokua. Tani as nuk mund të martohesh, as nuk mund të rezervosh një datë ceremonie. Dhe ja ku jemi, në muajin tonë të mjaltit”, tha Helios.

“Një muaj, muaj mjalti” shprehet duke qeshur Luiza.

Të vetmet aktivitete të përditshme të çiftit janë ushtrimet e përditshme dhe shëtitjet me qenin e tyre, që quhet Cherry. Ata rrëfejnë se kjo situatë I gjeti të papërgatitur.

“Unë erdha këtu me një çantë të vetme, me 5 ose 6 veshje. Nuk isha I përgatitur për këtë, dhe besoj se askush nuk ishte në fakt,” tha Helios i cili më herët ka jetuar në Varshavë. Mëgjithatë jam me fat, sepse kam gruan time, dhe jam shumë I lumtur”.

Edhe Luisa, 29-vjeç, shprehet e lumtur, pavarësisht një shqetësimi që lidhet me punën e saj si shitëse, pasi kontrata e saj përfurndon në fund të muajit prill.

“Për mua, izolimi i vetvetes në një aspekt është edhe i dobishëm. E vetmja anë negative është se nuk mund të shkoj jashtë qytetit dhe të shijoj natyrën. Tani është pranverë dhe të gjithë duan të jenë jashtë “.

Helios thotë se oferta e tij për punë në Sh.B.A është akoma e vlefshme, por një datë e mundshme nuk është diskutuar ende. Sidoqoftë shqetësimi më i madh i brazilianit është shëndeti i prindërve të tij në Goiás, në perëndim të Brasilia.

“Në fakt babai dhe mamaja ime janë në rrezik të lartë. Babai im është 64. Nëna ime është 65 vjeç. Im atë ka diabet dhe tension të lartë. Kështu që, vetëm I kam këshilluar të qendrojnë në shtëpi. Kam edhe një motër, një vit më të vogël se unë, dhe ajo po kujdeset për të gjitha produktet ushqimore. Por jam vërtet i shqetësuar sepse nuk mund të bëj asgjë. Mundohem ti telefonoj çdo ditë dhe ti pyes si janë, si ju shkojnë gjërat. Por nuk është një situatë e mirë sepse më mungojnë shumë “.

Kur I pyet për të ardhmen ata e kanë të vështirë të përgjigjen, nuk dinë asgjë se çfarë do të ndodhë me ta, kur do të marrë fund izolimi dhe të mund të jenë të lirë të vazhdojnë me planet e tyre për të ndërtuar një jetë të re në SHBA.

“Nuk e di të ardhmen? Sa kohë Rusia do të mbyllet? Sa kohë do të më duhet të qëndroj këtu? Tani nuk mund të dal. Jo vetëm Rusia, po ashtu edhe SH.B.A. Polonia si dhe Brazili, vendi im, nuk mund të më pranojë në këtë moment “.

Çifti komunikojnë vetëm në anglisht me njëri tjetrin, por Helios thotë se po përpiqet të mësojë edhe gjuhën rusë.

“Nuk di rusisht. Por, po përpiqem. Në fakt, kam mësuar si të lexoj në alfabetin cirilik, por shqiptimi është shumë I vështirë për mua. Të paktën për një latin, mendoj që gjuha ruse është shumë e vështirë. Por po përpiqem seriozisht.”

Helios dhe Luiza përpiqen të shijojnë këtë kohë së bashku, me shpresën se shumë shpejt jeta e tyre do t’i kthehet normalitetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re