Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dha sot lajmi se muaji Gusht do të jetë “muaj sulmi”, pasi do të jetë i hapur për vaksinimin masiv për çdo qytetar +18 vjeç.
Ministrja Manastirliu nga qendra shëndetësore nr.1 në Tiranë ka ftuar të moshuarit që ende nuk e kanë kryer vaksinën por edhe studentët dhe çdo qytetar +18 vjeç të paraqiten në qendrat shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit me kartën e identitetit, për të kryer vaksinën antiCOVID.