Skip to content

Muaj të mbarë/ Frutat dhe perimet që duhet të fusni në shportën e nëntorit

nentor 1

Gjatë këtij muaji këshillohet të marrim fibra, minerale dhe vitamina, që të parandalojmë sëmundjet e para sezonale, por edhe për të shmangur depresionin tipik të këtij sezoni melankolik.

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Ja shporta e nëntorit:

Lulelakra, e pasur në vitaminë C, vitaminë A dhe B. Rekomandohet për kë vuan nga anemia sepse është burim i shkëlqyer i hekurit dhe mineraleve të tjera, të tilla si kaliumi, acid folik dhe magnezi.

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Kopra, me shije relativisht të fortë, është ideale për ata që ndjekin një dietë për të humbur peshë. Mund të përdoret edhe si çaj i nxehtë; kështu rregulloni sistemin tretës.

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Panxhari, shumica prej nesh e përdorin panxharin e kuq vetëm si sallatë, duke e zier e marinuar me erëza e vaj ulliri. Panxhari mund të gatuhet në disa mënyra. Eshtë shoqërues i gjithçkaje, nëse kemi pak kohë e na pëlqen kuzhina, mund të bëjmë me të pjata të bukura e të shijshme. Me lëng panxhari, ose pure, mund të zini brumin e makaronave të freskëta. Mund të bëni rizoto, supë, të shoqëroni mishin etj.

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Në shportën tuaj të perimeve për këtë muaj duhet të vendosni: karotën, preshin, patatet e reja, panxharin, qepët, selinon, sallatën jeshile, spinaqin, radhiqet, çikoren, rrepat, bathët, kërpudhat, kungullin e verdhë, lulelakrën dhe brokolin.

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Nga frutat mos harroni të blini hurma, dardha, rrushin, ftonj, kivi, shegë, gështenja, mollë, mandarina dhe portokalle.

Frutat e thata janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme jo vetëm e piramidës ushqimore, por edhe e shportës së nëntorit!

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Këshillohet të blihen me lëvoren e tyre, pasi është mënyra më e mirë për të ruajtur vlerat ushqimore dhe për të shmangur formimin e mykut apo të baktereve që kanë prirje të zhvillohen kur ato janë pa lëvore dhe nuk ruhen në kushtet e duhura.

/shkollaeshendetit.com