Analisti, Redi Varaku i ftuar në Fax News ka folur për krizën brenda Partisë Demokratike për të cilën thotë se muaji dhjetor do të jetë vendimtar.

Varaku theksoi se Shqipëria është një vend me demokraci të brishtë dhe rrezikojmë që të asgjësohet demokracia për shkak të historisë 45 vjeçare nën sistemin diktatorial. Gjatë fjalës së tij analisti tha se prania e ndërkombëtarëve në vendin tonë është e rëndësishme pasi shqiptarët rrezikojnë të ngrenë edhe një herë bustin e Enver Hoxhës.

“Ndarja është thelluar dhe uroj që PD të gjejë forcat që të dalë nga kjo situatë që është asfiksuese. Fuqia ndërkombëtare duhet të jemi të qartë që pa ndërhyrjen e tyre, shqiptarët i ringrenë edhe një herë bust Enver Hoxhës, ne jemi një vend i rrezikuar dhe asgjësimi i demokracisë. 45 vite kemi qenë nën regjim dhe është shumë e lehtë të asgjësohet demokracia. Baza është e rëndësishme, pa bazën është e pamundur që të ngjizet vullneti ndërkombëtar që ne flasim. Është një situatë e vështirë, Berisha pa SHBA dhe Basha pa bazën e cila është në ekstrem për Bashën, do të jetë shumë e vështirë, por le të shpresojmë që këto plagë të shërohen dhe PD të bëhet gati për zgjedhjet e gatshme pas 4 vitesh.

PD ka nevojë të madhe dhe është e paqartë fytyra e saj, pasi të zgjidhë këtë ngërç, PD brenda dhjetorit duhet ta nisë procesin e rigjenerimit. Është e nevojshme të ndryshohen njerëzit në funksion të udhëheqësit që do të drejtojë opozitën. Për momentin debatin publik e ka shfokusuar foltorja, debati brenda PD ka marrë vëmendjen më të madhe. Aksioni politik brenda parlamentit nuk merr fare vëmendje. Udhëheqësi që do të drejtojë PD, aksioni bëhet më i efektshëm, dhe shpresoj që të bëhet sa më shpejt pasi kjy vend po vuan shumë nga mungesa e opoziutës, këtë javë do të vendosen faten jo vetëm të opozitës por edhe të shqiptarëve për 4 vitet e ardhshme”, tha Varaku.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re