Muaji i Ramazanit mund të sjellë edhe lehtësimin e masave anti-COVID, duke ulur orarin e kufizimit të lëvizjes.

Kryeministri Edi Rama në emisionin “Log” tha se kjo temë është diskutuar dhe ai vetë ka kërkuar që t’u japë një mundësi qytetarëve dhe besimtarëve që të kenë një “frymëmarrje” më të lirshme.

“Unë kam bërë një diskutim dhe i kam kërkuar që ta konsiderojnë mundëisnë që për shkak të Ramazanit t’u japim një mundësi për frymëmarrje besimtarëve dhe qytetarëve. Sezoni veror do të jetë shumë i lehtësuar”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re