Kryeministri, Edi Rama: Jam i lumtur sot që pas 2 vitesh ndare dhe kufizimesh, si pasojë e një sulmi të paprecedent pandemik, gjendemi rreth tryezës së iftarit. Më ka munguar ky takim sepse Tryeza e Iftar prej vitesh ka ushqyet tek unë një ndjesia paqeje. Faleminderit që keni ardhur dhe në emër të Lindës, gjysmës më të mirë times. Edhe në këtë rast nuk do mungojnë përqeshjet të cilat i ushqen një injorancë ulëritëse mbi islamin në veçanti. Nuk ka nevojë as të jesh mysliman që të ulesh në Tryezën e Iftarit dhe të marrësh prej saj ushqimin lehtësues.

Nuk ka si të jetë ndryshe në fakt derisa feja është një nga aspektet më të rëndisshme dhe më të pazëvendësueshme. Feja, librat e shenjtë, historia dhe arti i saj nuk janë vetëm çështje të besimtarëve. Përderisa në epiqendër të fesë është kërkimi i të vërtetave abosulte të cilave njeriu i bindet por duke e pyetur veten pa reshur përse gjërat duhet të jenë kështu dhe jo ashtu. Mos gjyko se do të gjykohesh nga gjykimi yt.

Ç’kuptim ka të jetosh çdo ditë kur në fund të fundit, jetës i vjen fundi një ditë. Edhe ëngjëlli edhe djalli rrojnë brenda tek i gjalli.

Shkenca na shpjegon sesi ndodhin gjërat, me mjete të sofistiukuara por gjithmonë e më shumë ka një pyetje të cilës sado e përparuar të jetë, nuk arrin dot t’u japë përgjigjie. Jo për faktin sesi ndodhin gjërat por përse ndodhin këto gjëra.

Ne sot jemi këtu të krishterë dhe myslimanë, besimtarë dhe jo besimtarë, të ulur në një tryezë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re