Gazetari, Elkir Bushkolaj ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Të Vaksinuarit”, moderuar nga Aulon Kalaja në FaxNews ku ka folur lidhur me ngjarjet e fundit në vend, që nga ato kriminale deri në vrasjet e ndodhura brenda komisariateve të policisë.
Bushkolaj zbuloi se vetëm në muajin e fundit ishin djegur 3 automjete të efektivëve të policisë për faktin e vetëm se këta të fundit kishin marrë pjesë në aksionet anti-kanabis. Ndërsa shtoi se arrestimi i Dumanit ishte një rastësi dhe jo sukses i policisë.
“Muajin e fundit janë djegur automjetet e 3 efektivëve të policisë, aryseja është se ka marrë pjesë në aksionet anti kanabis. Po kush ka shkuar ti takojë nga drejtuesit e lartë të policisë. Të pyesësh sot në Shkodër për këta persona mbi 80% e qytetarëve nuk i njohin drejtuesit e lartë të policisë së shtetit. Dalin marrin merita kur shkon mirë jo kur është keq. Dy suksese ka policia në mënyrë të rastësishme në vitet e fundit. Edhe arrestimi i Dumanit ishte rastësi”– u shpreh Bushkolaj.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb



