Nga  Agron Gjekmarkaj

U nisa drejt Kuvendit tashmë me një peshë të madhe mbi supe. Unë Zevendës Lider i përgjithshëm dhe i përhershëm në krah të Liderit në perspektivë Gazi dhe Jorushit të Tabakeve e çamë rrugen me krenari për në sallë. E kisha ënderruar këtë ditë që të shfaqesha në krah të Kryezevendes Liderit Muli po nuk qe e thënë. U ndjeva pak jetim ndonese Gazi me keshillonte , “koken lart, drejt shikimin” ! Ashtu bëra eca si kolos i bindur që gjithë historia po më shikonte. Nga pas me ngjante se njerzia plot besim në mua  therriste “kolosi alabar, kolosi akbar”

Jorushi herë pasë here fliste për paudhësitë dhe gjëmat që bota perreth i punonte orë e çast. Ne i thonim ata  tutje ti tehu dhe buzëqeshja i rikthehej si kendellje  lubrifikuese mbi mekanizmat e partisë në levizje se ciles i del në teh si ikonë.

Na kishte marrë malli per pak paqe pas muajsh luftë  anipse mbi rroba kishim kudo gjurmet e saj dhe aroma e barutit  mpakur nuk ishte. Luftetaret dukeshin si pensionistë.

Majko nën shembullin e veteranëve shikonte ku mund të ngriheshin lapidarert e qendreses partizane ku pioneret e partisë të vinin në të ardhmen kurora me lule. Një pllakë ketu per Dilon, një tjeter për Vullnetin, një gur për Bafton jepte udhezime. Gjeneral Kollçaku deshironte një stende memorial të armeve të perdoruara.

Muçua si nip Hoti e kishte ndarë mendjen që 50 vjeç do bëhej trim per herë të parë dhe erdhi si Çeçua e foli si e ëma e Zeqos.

Pastaj Lindita e deboi. Braçja zihej me veten dhe të tjeret, fliste me veten që të degjonin të tjeret. Klotilda kishte rënë në të thella ndiente nostalgji per kohen kur gijotina punonte për marshallah.

Shalsi kishte dilema politike  teksa bënte pyetjen dikur mbronim Muçon mos e rrihte Salianji tani duhet të mbrojmë ju mos ju  kopanis Muçua. Kjo ishte shumnë e thellë edhe per vete Tonin  i cili si klerik deshiron që haka të shkojë tek i zoti. Klosi dhe Etilda u zhyten në mermerima të zgjatura në biseda të një rendesie parësore siç është evolimi i motit orë pas ore. Ndonjeherë rënkimi i Blerines hynte në mes si murla dhe ata pyesnin u prish koha?

Laertit i kishte rënë një prishaqejfllek prej të papuni. Në parti po lulëzon mpirja, iken ditet kur qahej e qeshej si tezja, ku lotorja mbushej plot me lot gezimi e hidherimi. Çyrbja po kaq vertitej në maraz. Kujtonte kohet kur thirrej “Çyrbja i krimit”, kur alltia dhe pisqolla kerciste si në karadak tani i vinte të fshihej në një shpellë si Muji e Halili kur forca e krahut u mund nga plumbi.

Bora kishte rënë në një meditim të embel e krehur gjithe merak e naze.Pse i ka Babo zët serancat dukej sikur mundohej?

Xhemal Qefalia tund koken pa pushim dhe i thoshte Nasipit “ka rënë shumë niveli i diskutimeve, askush nuk i referohet Konfucit atij burri të lartë që më ndriçon udhet e mendimit”. Nasua I xhevaposej hall të madh ke vella. Moskuptimi është emblema e modernitetit.

Dash Sula një domate si gjyle nxorri. Ministrat të gjithë u fshehen.

Ne mes me gjet Luan Baçi i cili e ndjek virtytin nga pas si gjahtari lepurin. Kosta i Gramozit dhe Lindites degjon nga llozha fjalimet dhe psheretin dembelueshem “jallane kjo dynja”. Ai pret me padurim ti vërë per fill trazimet llaf i Antonetes.

Albana e menduar pasi akuzoi Babon se ka dorë mbi gratë vertitet neper sallë, shpesh bën sikur nuk me sheh duke me sembuar në gji e ndonjeherë më ngjateton duke ma kthyer gezimin. Qerrateshen do ta kallexoj tek Zonja Kalaja dhe Zonja Garo. Ato më kanë xhan.

Tao u kthye , gusha e të cilit ishte tkurrur qamet nga një diete e fortë mesdhetare. Sapo Mamica kthehej nata largohej. Ikte ajo, terri si tis binte mbi qeverinë e lodhur së perserituri një fjalim 12 vjeçar. Çuçi shikonte nga Bela e cila gjerbte një kafë që nuk kishte të sosur gati me melankoli,  i pasigurtë në duhej të shfaqej entuziast apo i zymtë. Ulsiu hapte me gojë kur fliste Braçe , shpirti i lypte paqe e trupi gjumë. Nikoqiri ishte si i hequr nga gripi dhe prerja e barkut. Tani po flet Ibrahimaj , kronika mbyllet vetvetiu. Dhurata Çupit e sapo kthyer nga Athina  Dash Sula i dukej si Leonidha në Termopile.

Salianji pasi ngaterroi gjithë dynjanë iku edhe nga akçihanja e Parlamentit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re