Skip to content

Mueller bën gati precedentin historik: Trump përpara Gjykatës së Lartë për “Russia Gate”

Prokurori special i Russia Gate, Robert Mueller ka bërë gati mandatin për të pyetur presidentin Trump përpara një Jurie të Madhe.

Lajmin e ka bërë të ditur Washington Post, duke ju referuar një takimi të Mueller me avokatët e Trump.

Kjo është një  lëvizje që mund të sjellë një zhvillim historik, pra, me presidentin që del para Gjykatës së Lartë dhe dëshmon për skandalin e ndërhyrjes ruse.

Washington Post thekson se kjo ndodh pasi Trump ka refuzuar të pyetet zyrtarisht nga Prokurori special mbi çështjen që po trondit SHBA-në prej dy vjetësh.

Mueller ka bërë gati një listë me 49 pyetje, të cilat u janë dhënë avokatëve të kreut të Shtëpisë së Bardhë.