Këngëtari i njohur Muharrem Ahmeti, po kalon një situatë të vështirë. Këngëtari gjendet i shtruar në spital dhe fansat janë alarrmuar nga fjalët që po qarkullojnë për të.

Pas përhapjes së lajmit se ai ka kaluar një a tak në zemër, menjëherë ka ardhur reagimi i mikut të tij të ngushtë, në rrjete sociale.

“Përshëndetje të gjithëve shokëve, kolegëve të vëllait tonë, Muharrem Ahmeti është në pamundësi ti përgjigjet çdo njeriut prej jush kam mbi 700 telefonata. Vërtet ka kaluar një gjendje të rëndë shëndëtsore por është gjallë.

I lutem të gjithë atyre që postojnë gjëra jo të vërteta, ti fshijnë sepse nuk janë aspak të vërteta. Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona që gjendja e tij të bëhet më mirë. Me respekt Kristi”- shkruan Kristian Xhaferaj në profilin e tij në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re