Flamur Noka mendon se Lulzim Basha është një personazh qesharak dhe grotesk, që e ka humbur davanë dhe s’di se çfarë thotë.

“Që në perifrazim, ‘berishizëm’, pra Berisha ka bërë epok në histori e PD. ‘Berishizmi’ është e vetmja filozofi fituese. Basha jo që nuk ka krijuar një filozofi, por ka jetuar në hije duke u kapur me kthetra tek ‘berishizmi’.

Tani mendon se duke i dhënë një dorë Rama do kapet pas tij dhe mendon se do jetojë si dysh, jo si njish. Kjo histori nuk pranohet nga demokratët dhe prandaj Berisha ka thirrur foltoret për të hapur PD dhe të jetë një forcë politike më e fortë.

Basha smund të jetë kurr njish, është vetëm dysh. Këshu ka qënë në hijen e Sali Berishës, kështu është tani nën hijen e Ramës”, tha ai.

“Kohët e fundit Basha është çekuilibuar, e ka humbur davanë, thotë populli, arsyet dihen, është kapur me presh në duar në pazar me Edi Ramën.

Këto lajthitje nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e panikut sepse Basha nuk përfaqëson më PD-në, as demokratët, ai thjesht përfaqëson veten e vet dhe interesat e tij i ka të lidhura me karrigen e kryetarit të PD.

E mbani mend kur etiketoi bazën e PD si anti-amerikane.

Lajthitja e dytë ishte kur quajti llum qeverinë e PD, që ka qenë qeveria më e mirë dhe quajti llum bazën e partisë.

Kjo është lajthitja e tretë, që kërcënon Berishën.

Këto të treja së bashku e bëjnë Bashën një personazh grotesk të politikës shqiptare, asgjë më shumë. Ai stonon edhe me impostimet që ka marrë kohët e fundit në Parlament duke u ‘trimëruar’ ndaj Edi Ramës, asgjë më shumë, është një instonim i habitshëm qesharak.

Basha sot është ish-kryetar i PD, sepse nuk ka bazën, nuk ka delegatët, ai ka thjesht veten dhe ndonjë nëpunës që paguan me rrogë aty rrotull”, u shpreh Noka.

“Basha është i tmerruar nga ‘Foltorja’. Po e sheh çdo ditë që po i rrëshqet dheu nën këmbë. Ai nuk kontrollon asgjë. Thjesht është mbyllur në bunker dhe hap ndonjëherë dritaren, e nga frëgjia aty, mundohet të këpusë ndonjë kumbull, për të thënë se po flasin. Por demokratët e dinë mirë, ky nuk është Lulzim Basha, por një qesharak, një grotesk”, vijoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re