Pas emigrantes Evi Kokalari, edhe deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka akuzon kryedemokratin Lulzim Basha se po ushtron presion ndaj delegatëve që të mos firmosin formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar gjatë takimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha. Noka tha se është tejkaluar numri i firmave të nevojshme për të mbledhur Kuvendin.

“Kemi informacione të pafundme me emra konkretë. Dje kam patur disa delegatë në zyrë të cilët ishin shantazhuar me probleme të vizës nga drejtues të niveleve të ndryshme të PD-së”, ka thënë Flamur Noka.

Noka thotë se vendimi për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar konfirmoi marrëveshjen mes Bashës dhe kryeministrit Edi Rama.

“Tregoj qartësisht se ka një pazar mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Askujt në republikën e Shqipërisë nuk i interesin përveç Edi Ramës që PD të ishte më e dobët dhe që mohojë historinë, kontributin dhe vlerat e PD-së dhe ky vendim kujt i çonte ujë, më mullirin e opozitës apo në mullirin e Edi Ramës”, është shprehur Noka.

Për vettingun e politikanëve, deputeti shprehur mosbesim ndaj SPAK, duke thënë se në këtë mënyrë Rama do të ndikojë dhe në listën e kandidatëve për deputet të selisë blu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re