Flamur Noka ka komentuar akuzat e Bashës dhe Bardhit në drejtim në organizatorëve të foltoreve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Sinqerisht më vjen keq kur shof katandisjen e peng kryetarit por edhe të sekretarit. I gjithë Elbasani e di mirë se kush ka qënë në pazare me bandat deri ditën kur ndodhi ngjajra e rëndë e Elbasanit. Nuk gjen një demokrat të Elbasanit që nuk i di këto marrëveshje dhe pazare.

Pazare mes bandave dhe kandidatëve në Elbasan. Ndjej dhimbje kur shof katandisjen e titullarëve të partisë sime, ndjej dhimbje që janë shpërfyturuar për karrigen, ndjej dhimbje kur shof që po përpiqen që të përbaltin mazhorancën e delegatëve të PD që po kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Zoti Bardhi e di shumë mirë se në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë janë strukturat e partisë që kanë punuar për mbledhjen e firmave. Ai ka telefonin dhe ti mari të gjithë kryetarët e Grup Seksioneve të Elbasanit të cilët janë iniciatorë dhe drejtues së bashku me sekretarin e degës pë mbledhjen e firmave. 67 % e delegatëve të degës së Elbasanit janë firmëtarë të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Nga 409 delegatë, 272 delegatë kanë firmosur. E ka 1 m larg zyrën e zotit Paloka dhe të shkojë ta verifikojë emër për emër. Le të dalë dhe të thotë se ka ndonjë delegat që është shantazhuar apo kërcënuar nga kushdo qoftë”, tha ai.

A është ngritur ky shqetësim, pasi akuza është e drejtpërdrejtë sot dhe me emrin e Suel Çelës?

Është e gjitha trillim pasi para disa ditësh zoti Berisha akuzoi se drejtuesi politik i Elbasanit i braktisi demorkatët natën e numërimit dhe ishin nën terrorin e bandave. Kjo është arsyeja. Bardhi kërkon të fshihet duke sajuar dhe trilluar. Njësoj siç bën Basha që është peng, akuzon Berishën për lidhje me Ramën.

Basha e ka quajtur një puc që zoti Berisha dhe grupi që e mbështet po bashkëpunojnë me Ramën.

Basha mendon se sulmi është mënyra më e mirë për tu mbrojtur. Gjithë Elbasani e di se kush ka qënë në kontakt dhe pazare me bandat, asnjë prej drejtuesve lokalë nuk kanë as njohje as kontakte me bandat në Elbasan. Bardhi mund ti telefonojë delegatëve të Elbasanit dhe nëse dikush tja konfirmojë atëherë ka të drejtë të përmendi emra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re