Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila kandidon për deputete në listën e PS në zonën e Kamzës parashikon një garë të fortë në këtë zonë.

Gjatë një interviste për “Zgjedhje 2021”, Spiropali komentoi përballjen e saj me kandidatin e PD, Flamur Noka.

Ajo vuri në dukje se nuk është e butë, përballë ashpërsisë së Nokës, por thjesht bën ato që thotë.

“Do të jetë një betejë e fortë, veçanërisht në Kamëz, ku PD votat jua ka marrë, por punën nuk ua ka bërë.

Është sfidues, por gjëja më e bukur që mund të më besohej, është një bashki që në 1 vit e gjysmë ka ndryshuar katërcipërisht.

Është një bashki ku ka ardhur sërish Flamur Noka që bën një fushatë të stilit do ju presim kokat, do ju presim duart, mos guxoni të na afroheni.

Por është një fushatë e vjetër. Ju dukem e butë? Nuk është butësia karakteristika ime më e spikatur. Burrnia është cilësi karakteri, jo gjini, këtë e kam me tepri.

Bëj atë që them, them atë që bëj, e dua këtë punë, i dua këta njerëz.”, u shpreh Spiropali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re