Skip to content

Mund ta kishte nip, Sharon Stone në lidhje me reperin 40 vite më të ri

sharon stone1

Sharon Stone duket se ka një të dashur ‘të ri’, me kuptimin e plotë të fjalës. Aktorja 63-vjeçare e trilerit erotik ‘Basic Instinct’ raportohet se shoqërohet prej disa muajsh me reperin 25-vjeçar RMR.

Dyshja raportohet se kanë qenë së bashku për pushime dhe janë shfaqur në bare si Delilah e The Highlight Room në Los Angeles, edhe pse zyrtarisht nuk pranojnë të komentojnë mbi lidhjen.

Në një prej fotove të shpërndara në Instagram reperi i hedh gruas dorën në qafë ndërsa në një tjetër, Stone mban veshur nje nga maskat e famshme të fytyrës së reperit.

Megjithse Stone është disa dekada më e vjetër se RMR, burimet thonë se reperi beson se lidhja e tij është “moderne e interesante”.

“Ata po e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit. Janë të dy në një frekuencë dhe miqësia e tyre është unike”, tha burimi për rrjetin Page Six.

RMR – emri i vërtetë i të cilit nuk njihet publikisht – mban gjithmonë maska skiatorësh në fytyrë për videot e tij.

Këngëtari nga Atlanta që tashmë jeton në Los Angeles u bë i famshëm me hitin ‘Rascal’ në vitin 2020 dhe pas kontratës me Warner Records publikoi albumin e tij ‘Drug Dealing’.

Ndërsa Sharon është një nga fytyrat më të njohura në botë pas gati 40 vitesh në “show-business”.

/faxweb