Ndërkohë që studentët vijojnë protestën, pjesë e saj është bërë edhe Vera, mbesa e shkrimtarit Martin Camaj.

Para kryeministrisë, ajo ka akuzuar qeverinë për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi në vend, ndërsa shton se është gati të bëhet edhe kamikaze për kauzën e tyre.

“Jam me studentët deri në pikën e fundit, edhe gjakun e jap për ta, s’kam çfarë humb. Mund të bëhem edhe kamikaze për ta. Çfarë kish i ka marrë të gjitha qeveria e Edi Ramës”.

“Ata e kanë mbajtur djalin tim disa orë në polici. Është e papranueshme, si mund të mbajnë një fëmijë 16 vjeç në polici pa dijeninë e prindërve”, përfundoi ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re