Skip to content

“Mund të duhen disa ditë për rezultatin”- Zgjedhjet në SHBA, gazetarja zbulon planet e dy kandidatëve: Nëse zgjidhet, Trump do të përpilojë listën e armiqve! Harris është përgatitur për…

Gazetarja Menada Zaimi, në një lidhje live nga SHBA në emisionin “Open”, ka zbuluar atmosferën atje, ndërsa votuesit po zgjedhin për presidentin e ardhshëm të Amerikës.

Ajo gjithashtu kua zbuluar se nëse gara mes Kamala Harris dhe Donald Trump është e mgushtë, do të duhen disa ditë për të zbuluar fituesin.

“Ajo u shpreh se gjithçka varet nga diferenca mes kandidatëve. Nëse diferenca është e madhe, rezultati mund të dalë vetëm pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit, ndërsa nëse gara ndodh e kundërt, mund të duhen edhe katër ditë, siç edhe ndodhi në zgjedhjet e fundit.

Nëse gara nuk është e ngushtë, si në 2016 kur fituesi ishte i qartë, u fituan nga zoti Trump, pra nëse fituesi do të ketë diferencë të madhe, disa orë pas mbylljes së procesit do të dihet fituesi. Nëse gara është e ngushtë mund të duhen edhe katër ditë si në zgjedhjet e fundit. Nëse asnjë nga kandidatët nuk merr 270 vota elektorale, presidenti do zgjidhej nga Dhoma e Përfaqësuesve që betohet në janar 2025, ndërsa zv presidenti zgjidhet nga Senati”, tha ajo.

Zaimi ka zbuluar dhe planet e dy kandidatëve. Sipas saj, nëse Trump fiton do të përpilojë një listë me armiqtë e tij ndaj të cilëve do të hakmerret.

Ndërsa për Harris tha se është përgaitur për të pritur kontestimin e zgjedhjeve nga Trump, nëse ajo fiton.

“Këto janë zgjedhjet më të polarizuara, që është edhe një nga problemet me të cilat presidenti i ri do të duhet të trajtojë në të ardhmen.

Thuhet se Trump do të përpilojë listën e armiqve ndaj të cilëve do të hakmerret ndërsa kjo nuk pritet të ndodhë me Harris.

Trump është shprehur i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet, dhe se një fitore e tij nuk është e garantuar vetëm nëse ka manipulim. Kjo ka ngritur alarmin për një skenar ku Trump nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve.

Kampi i Trump është përgatitur për këtë skenar, si dhe nëse Trump vendos të shpallë shumë shpejt rezultatin. Se çfarë nënkupton kjo përgatitje kjo mbetet për tu parë”, tha ajo.

“”