Ish- kandidati për deputet i PD, Indrit Hoxha ka qenë i ftuar në studion e Fax News, ku ka folur në lidhje me situatën e pazakontë që po përjeton partia Demokratike që prej mbrëmjes së djeshme ku kryedemokrati Lulzim Basha tha se Berisha nuk do të ishte më pjesë e grupit parlamentar.

Gjatë fjalës së tij, Hoxha thotë se tashmë është bërë përçarja e PD-së në dy kampe dhe kjo gjë ndodhi pikërisht nga Basha i cili mori një vendim personal pa pyetur askënd tjetër brenda partisë.

Më tej, Hoxha shton se Basha ka probleme të vetat me SHBA-në dhe mund ta ketë përdorur për të bërë një lloj pazari teksa shtoi se kryedemokrati nuk mund të shkelte në Amerikë prej 4 vitesh për shkak të parave që ka marrë prej lobimeve ruse.

Ish- kandidati për deputet i PD, Indrit Hoxha

Deri dje kishim Sali Berishën dhe nga ana tjetër Gazi dhe Lulin. Njerëzit do zgjedhin ose do shkojnë me Berishën që i coi drejt fitoreve, ose me Lulin dhe Bardhin që vetëm kanë sjellë humbje. Mund të kemi një thirrje të jashtëzakonshme të Kuvendit për të shkakruar kryetarin.

Procesi i zgjedhjes së kryetarit të PD ishte shumë i nxituar dhe me mjaft probleme. Unë ftoj DASH që të parashtrojë të gjithë faktet dhe provat lidhur me shkeljet e Sali Berishës.

Basha ka 5 vite që nuk shkel në Amerikë, është i shpallur non-grata në Amerikë për lekët e marra nga rusët në 2017. Kush ka qenë presioni i madh që i është bërë nga SHBA? Çfarë pazari ka bërë zoti Basha në kurriz të demokratëve? Shihni bizneset e familjes Basha, vetëm aty ka rritje të punonjësve.

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re