Një minë anti-tank është zbuluar ditën e sotme në zonën e Matit. Mina është gjetur nga banorët e zonës të cilët të alarmuar kanë kontaktuar edhe forcat e policisë për të bërë të mundur sigurimin e zonës përreth.

Ndërsa njëri prej banorëve që kishte punuar më herët në ushtri u shpreh se brenda minës mund të kishte deri në 7 kilogramë tritol që mund të rezultojë tepër e rrezikshme për banorët të cilët kishin shtëpitë shumë pranë vendit ku është zbuluar mina.

Banori shtoi se deri më tani nuk kishte pasur asnjë angazhim të specialistëve të posaçëm për të çmontuar minën anti-tank.

“Unë kam punuar në ushtri për 6 vite e gjysmë dhe i kam parë komplet të gjitha llojet e minave për të zbuluar se çfarë aktiviteti kanë. Kjo ngjyrë e kësaj mine këtu mund të jetë edhe aktive dhe mund të ketë diçka të fshehur brenda.

Ekuipazhi i lartë përgjegjës për këtë punë, duhet të vijë urgjentisht sepse mund të shkaktojë dëme të mëdha duke qenë se banesat janë këtu afër. Këtu duhet një specialist por ujin në zjarr nuk e kanë vënë. Sipas meje mund të mbajë brendfa rreth 6-7 kilogram tritol. Nëse është aktive është tepër e rrezikshme”– u shpreh banori.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re