Elona Kalesha, 36-vjeçarja shqiptare që dyshohet se ka vrarë prindërit e ish-të dashurit e saj, kërkon që të lirohet nga qelia, pasi sipas saj nuk e ka kryer ajo krimin makabër. Avokatët e saj kanë kërkuar që e reja shqiptare të lirohet nga burgu, edhe pse mbi të rëndon akuza e vrasjes dhe e masakrimit të trupave të çiftit Pasho.

Në pritje të caktimit të datës së seancës, ndoshta në fillim të janarit, avokatët rezervuan të drejtën për të dhënë arsyet për hapin që ndërmorën. Nuk përjashtohet mundësia që hetuesit të marrin përgjigje për disa nga rezultatet e ekzaminimeve mjekësore, ligjore dhe shkencore deri atëherë.

Në seancën e parë dëgjimore e cila u mbajt disa ditë më parë, Kalesha nuk pranoi që të fliste, ndërsa gjyqtari vendosi se ajo duhet të qendrojë në burg, për shkak të rrezikshmërisë së lartë, dhe mundësisë që mund të arratiset nga Itali.

Sipas gjykatësit, Elona mund të kryente krime të tjera, “ajo ende ka bashkëpunëtorë të një thellësie të konsiderueshme kriminale dhe në 2015 ajo vrau bashkëshortët Pasho me të paktën dy persona të tjerë të cilët gjithashtu mund ta kenë ndihmuar atë për të copëtuar dhe asgjësuar kufomat në valixhet e gjetura pesë vjet më vonë në një fushë në Firence” tha ai.

Elona Kalesha “është e rrezikshme, prandaj duhet të qëndrojë në burg” vijoi ai. Gjykatësi sheh dhe një rrezik të përsëritjes së krimeve, “rreziku duhet të konsiderohet konkret dhe aktual“. “Mund të kryejë krime të tjera në të ardhmen, pra edhe vrasje”.

Ajo, thotë gjyqtari “duket se është futur përgjithmonë në një qark kriminal, ka marrëdhënie të ngushta me njerëz me një kalibër të konsiderueshëm kriminal”. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re