Skip to content

‘Mund të prishë provat dhe të zhdukë dëshmitarët’, Gjykata refuzon kërkesën e Faik Bucit, dyshohet si urdhërues i vrasjes së të bijës

Gjykata ka refuzuar kërkesën e Faik Bucit, për ndryshimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg në një masë më lehtësuese. Buci dyshohet si urdhërues i vrasjes së vajzës së tij Eglantina Buci, e cila dyshohet se është kryer disa vite më parë në zonën e Dajtit në Tiranë.

Sipas prokurorisë hetimet janë ende të hapura lidhur me vrasjen, dhe lirimi i Bucit do të dëmtonte provat, dhe mund të sillte zhdukjen e dëshmitarëve.

Eshtrat e Eglantina Bucit janë gjetur nga një gjuetar në 13 shtator 2012, por sipas ekspertëve vrasja kishte ndodhur gati 6 muaj më parë. Policia është kthyer në vendin krimit më 21 shtator 2012 ku janë gjetur një pjesë e eshtrave të Eglantinës. Një pjesë e rrobave të Eglantinës ishte e djegur.

Hetimet vijuan për më se 6 muaj, për t’u mbyllur më pas në 25 janar 2013. Por dëshmia e dëshmitarit kyç me inicialet M.T, i cili ka treguar se Shkëlzen Buci,vëllai i saj, që ishte në burg për një tjetër çështje, kishte vrarë motrën e tij. Kjo dëshmi bëri që të rihapeshin hetimet në 2018, për të çuar më pas në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Dyshohet se porositës i vrasjes së babai i saj, Faik Buci. pasi nuk ishte dakord me lidhjen e saj me një djalë.

/faxweb