Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, është shprehur se një rikonfirmim i ish-kryedemokratit Lulzim Basha në krye të PD-së, është jolegjitim dhe jo-statutor.

Komentet Nallbati i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se lidhur me vendimmarrjet që sipas tij janë jo legjitime brenda disa strukturave të PD-së, ata mund të shkojnë deri në gjykatë.

Nallbati vuri në dukje gjithashtu divergjencat dhe dhunën verbale që ndodhi para disa ditësh gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, që sipas tij ishte e papranueshme.

Pjesë nga intervista:

Ne kemi deklaruar që mbeldhja e Këshillit Kombëtar është jo legjitime sepese nuk arriti koorumin e nevojshëm për ty mbledhur,

Sa ishte koorumi?

Ishte 175, ndërkohë që Këshilli ka 453 anëtare, që do të thotë se nuk plotësohet koorumi.

Pra vetëm ky aspekt e bën këtë mbledhje ilegjitime, po për vendimarjen që prodhoi?

Që në momentin që nuk ka korumiun nuk ka vendimarrje. Edhe për vendimarrjen nuk jemi dakord dhe e kemi thënë, prandaj ajo u organizua në atë formë, ku një numër nuk u njoftuan për të qenë pjesë e këtij Këshilli, ose u deklaruan që nuk janë më pjesë e këtij Këshilli. Nga 453 ata deklaruan që Këshilli ka 329 anëtarë, por janë larguar shumë anëtarë.

Më herët pati mbledhje të kryesisë, që pati debate dhe dhunë verbale. Teza për riorganizim të partisë nuk pati. Ishte kjo ajo që nuk u pajtuat për zgjedhjen e kryetarit. Ju çfarë mbështesni

Në atë mbledhje kishte 2 qëndrime, që do organizohemi duke e nisur me zgjedhjen e kryetarit dhe tjetri është që të organizohet partia duke e nisur nga baza deri në qendër, me kontaktet e anëtarësisë me në grup të përbashkët, dhe që do të zbriste në nivel dege, ndërtimin e strukturave nga poshtë lart deri në zgjedhjen e kryetarit.

Gurpi tjetër vendosi që procesi duhet të nisë nga kryetari i partisë, pra nga zgjedhja e tij. Por kjo nuk është zgjidhja tani, pasi nuk e dimë se si është situata në PD në bazë, ke degë të PD që nuk e di kush është struktura, kush është kryetari dhe nënkryteri.

Pra nuk niset nga koka…

Kjo emergjencë të bën të mendosh që i shërben disa individëve që kanë qëllime të veta.

Besoni tek bashkimi i PD-së, sepse nga ana e Rithemelimit duket se ka një bllok ndaj çdo aktiviteti në PD zyrtare, a mund të kalohet kriza?

E gjithë kjo kohë por edhe rezultati i zgjedhjeve tregoi nevojën e bashkimit të PD por nuk janë marrë hapat e duhura. Kjo nuk do të thotë që nga ne bien poshtë ato që kemi thënë. E kemi thënë që me Berishën në krye nuk mund të marrim pushtet, por kjo nuk do të thotë që të mos bëjmë përpjekje për të bashkuar PD. Sepse po funksionojmë si grupime të ndara.

Duket që janë krijuar tre pole të ndryshme

Se ne kemi mendime të ndryshme brenda partisë, nuk duhet të na bëjë të shpërqëndrohemi.

Deri në gjyaktë mund të shkojë?

Nëse është e nevojshme patjetër do të shkojmë. Nuk mund të pranojmë që për interesa të disa individëve në PD të kthehet si partitë tjera, pa anëtarë dhe pa votues.

Kjo e pret PD-në nën drejtimin e Z. Basha, pasi ai ka gjasa të konfirmohet në krye të PD, nisur edhe nga fakti që përballë ka një figurë të panjohur? Pra do të ketë rritje PD

Ju thatë për rikonfirmim të Bashës por për ne nuk mund të ketë një rikonfrimim pasi është jolegjitime dhe jostaturore, por do të ketë po ato pasoja. Nëse Basha vjen me një proces të tillë, duke mos marrë në kosndiertë do të ktheht në parti të tillë.

Çfarë do të bëni për ta kundërshtuar, sepse jemi përpara një fakti të kryer, po bëhet fushata?

Zgjedhje mund të bëjë kushdo, ne nuk do t’i njohim. Kemi marrë kontaktt me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD për të marrë mendimin e tyre. Ata jane 453 anëtarë, kemi filluar të kontaktojmë, do të marrim vullnetin e tyre dhe nëse ka një vullnet të kundërt do të ketë një vendimmarje të Këshillit

Kjo do të bëhet para zgjedhjeve

Po, patjetër.

Nëse nuk konfirmohet

Do të ketë një vendimarrje të Këshillit Kombëtar.

Nëse shkohet drejt zgjedhjeve

Do të kemi rrugët ligjore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re