Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, është shprehur se rënia e euros mund të vijë nga euroizimi i tepërt i ekonomisë, ose nga ekonomia informale apo kriminale.

Komentet Muço i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se euro mund të vijojë rënien gjatë këtyre 2 muajve dhe mund të shkojë në vlerat 101-102 lekë.

Ai shtoi gjithashtu se ka shumë para në qarkullim jashtë kanaleve bankare dhe sipas tij, në Shqipëri, 40 % e tregut funksionon me euro.

“Janë bizneset eksportuese që dëmtohen. Fitimet e tyre janë në rënie. Automatikisht nga muaji në muaj shqiptarët që kanë firmosur pagat e tyre në euro, marrin ëm pak para. Normalisht qeveria paguan interesat në euro, por të ardhurat e ka në para vendase, kështu që fiton. Mua më tërhoqi vëmendjen deklarata e Guvernatorit që tha se ne nuk duhet të ndërhyjmë në treg dhe këtë zhvlerësim të monedhave të huaja e justifikoi me rritjen e ekonomisë shqiptare.

Por ne kishim vetëm 3 sektorë me rritje ekonomike. Edhe konsumi nuk kishte rritje për të justifikuar këtë luhatje të tregut të këmbimit. Gati 40 % e ekonomisë shqiptare është në euro dhe sektori i ndërtimit është sektori që nuk mund të flasësh veçse me euro. Askush nuk të jep çmim në lek. Në tregun shqiptar është lehtësisht e mundshme që tit ë blesh në euro. Po të kemi parasysh vende të tjera që nuk e kanë euron monedhë zyrtare, nuk të japin mundësinë që të blesh me euro.

Kjo Forcimi i lekut është i pashpjegueshëm, mund të vijë nga euroizimi i ekonomisë, ose nga ekonomia informale apo kriminale. Ka shumë para në qarkullim që janë jashtë kanaleve bankare. Presim një rënie të euros që pritet të shkojë nga 101-102 lekë në korrik dhe gusht, kur do të rritet edhe fluksi turistik. Ky pritet të jetë viti më i mirë përsa i përket aspektit turistik. Kam përshtypjen që për 4-5 vite nuk mund të kthehemi aty ku kemi qenë, por maksimumi euro mund të shkojë në 110 lekë”, është shprehur Muço.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re