
Shqipëria do të udhëtojnë drejt Polonisë më 26 mars, ku kuqezinjtë do të kërkojnë të shkruajnë historinë në kërkim të një bilete për fazën finale të Kupës së Botës 2026.
Sa i përket përballjeve direkte me polakët, Kuqezinjtë numërojnë vetëm dy fitore, tre janë barazime dhe 10 disfata.
Gjithsesi, ndeshja e fundit ishte ajo e dy viteve më parë në “Arenën Kombëtare”, ku Shqipëria triumfoi 2-0 falë golave të Asanit dhe Dakut, fitore që na afroi me kualifikimin historik në “Euro 2024”.

Nëse Shqipëria do të arrijë të kualifikohet, atëherë në finale do të ndeshet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.
LEXO EDHE: Hidhet shorti/ Shqipëria “peshkon” sërish Poloninë, Kosova përballë…
