Një djalë i vogël 6-muajsh dhe një gjyshe 102-vjeçare, që janë shëruar nga koronavirusi, janë kthyer në fytyrat e shpresës në Italinë e goditur rëndë nga koronavirusi.

Si djali i vogël ashtu edhe e moshuara, njëri në fillim të jetës dhe tjetra që mban shumë vite mbi supe, janë bërë tashmë “fenerë të shpresës” në Italinë veriore të kthyer në epiqendrën e koronavirusit në Evropë, shkruan

Leonardo është një djalë vetëm gjashtë muajsh i cili së fundmi është kthyer në shtëpinë e tij në komunën e Corbetta-s, pasi fitoi betejen me 50 ditore me Covid-19.

Ndërsa, Grondona, është një gjyshe 102-vjeçare nga Xhenova, e cila arriti që të mposhte koronavirusin edhe pse ndodhet në grup-moshën më të rrezikuar nga virusi.

Leonardo është quajtur nga Marco “si fytyra e mrekullueshme e shpresës” ndërsa e falenderoi vogëlushin që u bë shkak për pak gëzim në rajon. Nga ana tjetër 102-vjeçares mjekët i janë referuar si “gruaja e pavdekshme” e cila ia vuri vetes qëllim që të shërohet për njerëzit që do më shumë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re