Code.X është një organizatë jofitimprurëse
amerikane me fokus në shpërndarjen e aftësive në shkenca kompjuterike në
një mënyrë që të sjellin një ndryshim të prekshëm edhe në vendet ku
teknologjia nuk është akoma epiqendra e industrisë.

Kjo organizatë nis një shkollë verore nga data 20 korrik deri në 2
gusht ku inxhinier të suksesshëm nga Silicon Valley, alumni dhe studentë
të avancuar të Universitetit të Stanford-it, do të trajnojnë 15
vjeçarët më të talentuar të Tiranës.

Programi është 3 vjeçar, dhe ka për qëllim të udhëheqë nxënësit drejt fushës së teknologjisë dhe sipërmarrjes.

Gjatë këtij programi të rinjtë do kenë mundësinë të lidhen me një
rrjet instruktorësh që studiojnë dhe punojnë në Stanford, qendra më e
rëndësishme për inovacionin e teknologjive të komunikimit dhe
informacionit.

Aplikimi bëhet deri në datën 20 Qershor.

www.codeforalbania.com






Previous articleDo të emigrosh në Kanada? Avokati shqiptar na tregon kriteret dhe kushtet

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re