Presidenti i vendit, Ilir Meta e quan marrjen nga Gjermania të Presidencës së Bashkimit Europian, si një mundësi që nuk duhet humbur kurrsesi.

Përmes një postimi në Facebook, teksa poston edhe një foto gjatë një takimi me kancelaren Merkel, Meta thekson se “Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura sa më parë”.

Duke sjellë në kujtese takimin e një dite më parë me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin, presidenti Meta, shkruan se “ai ishte një hap i parë optimist për vijimin e emërimeve të Gjyqtarëve të tjerë Kushtetues”.

“Shpresoj që kjo të frymëzojë një qasje të ngjashme gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat ku nevojiten reforma kyçe”– thekson Meta.

POSTIMI:

Sot Gjermania nis kryesimin e Presidencës së Bashkimit Europian.

Mirënjohës për vendosjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në krye të agjendës europiane. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur kurrësesi!
Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura sa më parë.

Takimi i djeshëm me Kryetarin e Parlamentit ishte një hap i parë optimist për vijimin e emërimeve të Gjyqtarëve të tjerë Kushtetues.

Shpresoj që kjo të frymëzojë një qasje të ngjashme gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat ku nevojiten reforma kyçe.

Pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane janë të larta.

Nuk do të kursej asnjë përpjekje për Shqipërinë Europiane!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re