Skip to content

Mundësia që Basha të mandatohet president? Rama: Aq sa Berisha mund të fitojë çmimin “Oscar”

Pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, kryeministri, Edi Rama është pyetur mbi mundësinë që ekzistonte që ish kryedemokrati, Lulzim Basha të mandatohej si president i republikës.

Rama me ironi tha se kjo gjë ishte e mundur aq sa ishte e mundur që ish kryeministri, Sali Berisha të fitonte çmimin “oscar”.

Pyetje: Mundësia që ekziston për mandatimin e Bashës si president?

Kryeministri Edi Rama: Lulzim Basha mund të bëhet president i republikës me votat e kësaj shumice aq sa Sali Berisha mund të fitojë çmimin “Osacar”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb