Skip to content

“Mundohem t’ia shpjegoj por s’më kupton”, Blendi Fevziu tregon ‘sherret’ me vajzën: Ma mori telefonin për ta hedhur në kosh

Moderatori Blendi Fevziu ka folur së fundmi për raportet e tij me fëmijët dhe veccanërisht me vajzën e tij të vogël.

Fveziu tregon se mundohet që të kalojë kohë me të, por përshkak të punës nuk ka shumë kohë. Ai zbulon dhe ‘sherret’ e herëpashershme në lidhje me përdorimin e telefonit , duke thënë se vajza i thtoë që do ia hedhë telefonin në kosh.

Fveziu shton, gjatë një interviste për “Neës 24”, se vajza e vogel nuk e kupton që ai nuk e shmang dot përdorimin e telefonit, madje ai thotë se njëherë ia ka marrë për t’ia hedhur në kosh.

“Merrem me gocën, mundohem ta shëtis sidomos të premten ose të shtunën, ose të shtunë e të dielën që janë ditë pushimi merrem më shumë me të. Kurse gjatë ditës më pak, ka momente kur ajo më thotë do ta marr telefonin do ta hedh te koshi i plerave dhe ndonjëherë ma merr për të ma hedhur se i duket se e ndërpres dhe nuk ka vëmendjen e caktuar dhe unë e kuptoj këtë, por është e pamundur, është e pashmangshme. Mundohem t’ia shpjegoj, por ajo prapë s’e kupton, madje po e lashë telefonin e mori e hodhi e sigurt dhe unë e gjej me anë të orës me zilen që ajo s’di si ta caktivizoj për momentin. Kjo është jeta e sotme dhe unë e di që ajo kur të rritet do më justifikoj mua se me siguri jeta e saj do të jetë më e komplikuar se sa e imja”, u shpreh moderatori.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb