Unë nuk jam gazetar. Më pëlqen të flas me fakte dhe të mos flas shumë. Ja ku e keni foton e shpërndarë nga Presidenti për takimin në Selenicë dhe foto që thotë gazeta Tema. Pse përpiqen këta të krijojnë mashtrim publik? Nga kush ka frikë presidenti? Nga vlonjatët. Të vijë ndonjë vlonjat e të thotë që presidenti i ka marrë një cm tokë? A e dini sa drejtorë hipotekash janë ndërruar në Vlorë? Unë i kam ndërruar? Hajde takoni banorët dhe dëgjojini si i është grabitur prona.

Presidenti ka një vit që kërkon blerjen e pajisjeve për personat e infektuar me Covid dhe njërëzit vdesin sepse nuk merren masat. Presidenti është armik i oligarkisë dhe presidenti është shumë i lumtur që është armik i oligarkisë. Mediat e tyre mundohen t’i bëjnë shpërlarje truri shqiptarëve, t’i trajtojnë si njerëz të marrë dhe idiot.

Një regjim që nuk ka asnjë respekt për shtetin e së drejtës, dhe t’i mbajë qytetarët nën terror, terror gjobash, terror ekonimk.

Dy vajza humbën babaian . E patë sjelljen e kryeministrit. Në vend që të hetonte hetim e patë sesi u soll. Gjobitet kryetari deliallisi, sepse zhvillon një takim shembullor. A është normale? Ndërkohë që e dimë shumë mirë sesi respektohen masat e pandemisë nga qeveria apo të tjerë të lidhur me ta. Është shtet i presionit dhe poshtërimit të qytetarit

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re