Kryetari i Grupimit të Dhjetorit të 1990, Bislim Ahmetaj ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Me Xhaxhiun” në Fax News ku ka folur në lidhje me Kuvendin e mbajtur nga partia Demokratike në datën 30 Prill.

Sa i përket mungesës së 35 deputetëve të grupit parlamentar të partisë Demokratike, Ahmetaj u shpreh se nuk e shihte si diçka shqetësuese sepse tashmë PD ishte në një moment konsolidimi të brendshëm.

Lidhur me marrëdhëniet me SHBA-të, Ahmetaj u shpreh i bindur se kjo situatë e krijuar do të kalojë pasi të konsolidohet legjitimiteti i brendshëm i partisë.

Pyetje: 35 deputetë nuk morën pjesë në Kuvendin e PD. A jemi sot para një çarje?

Ahmetaj: Unë nuk e mendoj si çarje por si proces dhe nuk mund të them se ka ndonjë parti diku apo një familje që nuk ka probleme. Unë e shoh si një proces në ngjizje. PD tani ka fituar legjitimitetin e brendshëm, duke u rikthyer tek vota dhe tek anëtarësia. Në njëfarë mënyre për momentin nuk kanë legjitimitet të jashtëm, legjitimitet ndërkombëtar. Kjo e penalizon derisa të konsolidohet legjitimiteti i brendshëm. Kjo edhe me Berishën kryetar i papranuar nga adminstrata aktuale e SHBA.
Në nuk e duam më shumë se 80% kryeministrin e shqiptarëve, por ai është kryeministri ynë dhe nuk na bën dot anti-shqiptarë ne. Edhe në Kosovë, kryeministrin nuk e duan por nuk do të thotë se janë anti-shtetit të Kosovës. Edhe në SHBA të gjithë sondazhet e nxjerrin Biden-in shumë keq. Në këtë mënyrë mendoj se është e vërtetë se ka një marrëdhënie acide mes lidershipit aktual dhe SHBA por do të kalojë me konsolidimin e legjitimitetit të brendshëm.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re