Situata gjeopolitike dhe çfarë përfiton Shqipëria nga gjithë këto zhvillime, ka qenë tema e diskutimit mbrëmjen e së hënës në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I ftuar në studio juristi Reshard Këlliçi, ka komentuar deklarata e bëra nga kryeministri Edi Rama lidhur me mungesën e fondeve për Shqipërinë.

Ai tha se BE flet përmes fondeve, duke shtuar se nuk sheh garanci në Shqipëri, pasi këtu keqpërdoren fondet.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Samitin e Maqedonisë së Veriut theksi është vendosur te p[lani ekonomik, miliarda euro për fuqizimin ekonomik, cilat ishin mesazhet?

Reshard këlliçi: Unë mendoj që bëjmë shumë mirë të shohim botën tonë, ku po shkon BE. Thjeshtë po i bëj jehonë atyre gjërave që ta kryeministri, pse nuk po marrim fonde.

Pranvera Borakaj: Nuk dimë ne të marrim fonde?

Reshard Këlliçi: Nuk dimë t’i menaxhojmë.

Pranvera Borakaj: Greqia merr 400 euro, ne 110?

Reshard Këlliçi: Patjetër Greqia është vend i BE. Lufton korrupsionin, këtu ka persona që akuzohen për keqmenaxhim, ndërsa ti e merr dhe e vë në krye të fondeve. Këto janë pasojat. Tregojmë që ne nuk jemi gati. Për të treguar që jemi gati është që të lëvizim gjilpërën. Duhet të fillojmë të flasim me gjuhë të qartë se këtu po shpërdorohen fondet, po përdoren projekte për të marrë votat. BE nuk është shurdhe e as qorre, dhe flet në këtë mënyrë. Institucionet ndërkombëtare e tregojnë më buxhetin e tyre.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re