Prej 2007, atëherë edhe kur përfundoi në tregun agro-ushqimor të qytetit të Kukesit, nuk është vënë dorë për rehabilitimin e saj. Pjesa më e madhe e hapesirave të brendëshme të njësive tregëtare janë jashtë funksionit ndërsa një pjesë e cila funksionon,ka pak punë.E për pasojë,fuqia blerëse bie çdo ditë, duke rënduar tregëtarët që e nisin ditën dhe e mbyllin atë me fare pak punë.

Stina e ftohtë e dimrit, është një tjetër shqetësim për tregetarët, e kjo për mungesë të kushteve për ruajtjen e mallit. Pjesa dërmuese e fruta- perimeve ngrin dhe shkon dëm.

Një prej tregtarëve: Puna është dobët, shumë dobët. Nuk është se ka kush të blejë, ky është problemi. Malli prishet duke ndenjur në magazinë për 3-4 ditë.

Tjetër tregtare: Këtu është problem se secili shet pa dhënë fare llogari, a e ke parë sesi janë rrugicat aty? Duhet të vijnë të gjithë këtu, të jenë tek ky treg.

Tjetër tregtar: Nuk ka asnjë lloj shitje, ngrihesh në mëngjes nuk di ku të shkosh. Kush do hajë? Të vdekurit? Të gjallët kanë ikur. Problem i madh është, se nuk ka konsumatorë. Po ikin sikur të jemi në luftën e Kosovës, i lutem djalit të mos ikë, edhe ai do të largohet se thotë nuk ka shpresë.

Bashkia e Kukësit nuk ka fonde për të ndërtuar një treg të mirëfilltë ndërkohë që për aktualin paguan qera për truallin duke rënduar më shumë situatën. Kryetari i bashkisë Safet Gjici, thotë se po punohet për projektimin e tregut agro-ushqimor dhe dy tregjeve të tjera për të marrë financimet nga qeveria.

Kryebashkiaku, Safet Gjici: Ne kemi folur me drejtorinë e urbanistikës për të ndërhyrë për të bërë projekte që të dërgohen në qeveri. Tregjet realisht është shumë e rëndësishme që të sistemohen. Do i bëjmë projektet e mira që të vendoset se ku të bëhet tregu industrial dhe ai i ushqimeve. Kemi disa prioritete.

Tregu agro- ushqimor, u ndërtua nga Ministria e Bujqësisë, përmes bankës botërore me një fond prej 470 mijë dollarësh, ndërsa aksionet u ndanë mes asaj dhe Ministrissë së Financave. Rreth viti 2017, i kaloi bashkisë Kukës, në pronësi, por me një mal me borxhe.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re