Magnezi është me rëndësi të madhe dhe është përgjegjës për më shumë se 300 procese metabolike në trup. Shumë njërëz kanë nivele të ulta magnezi ose kanë mangësi dhe kjo mungesë reflektohet në trup duke shkaktuar shumë sëmundje shëndetësore.

Shenjat e zakonshme paralajmëruese për mangësi magnezi janë: Sëmundjet e zemrës, nervozizmi, probleme me lëkurën e fytyrës, pagjumësi, osteoporoza, nivele të paqëndrueshme të sheqerit në gjak, lodhje kronike, migrenë, dhimbje këmbe, ankth dhe depresion.

Konsumi i rregullt i magnezit ndihmon në kurimin e sëmundjes alzhajmer dhe  sipas disa ekspertëve, mungesa e tij në tru mund të çojë në shfaqjen e sëmundjes së parkinsonit.

Për më tepër, mangësia e magnezit në trup lidhet me sëmundje të tjera kronike, si dhe me diabetin e tipit 2.

Prandaj, është e rëndësishme përfshirja e magnezit në dietën tuaj. Ai mund të gjendet në çokollatën e errët, arra, avokado, peshk, perime me gjethe jeshile si kale dhe spinaq, bishtajore, drithëra, dhe fara. Doza e rekomanduar ditore e magnezit është 500-1000 mg./Healthline

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re